Komuna e Podujevës, në një komunikatë për medie, ka bërë të ditur se nesër do të nis aksioni për t’i dalë në ndihmë popullit ukrainas, shkruan Llapi.info.

Në këtë komunikatë, Komuna ka ftuar qytetarët llapjanët që të bëhen pjesë e këtij aksioni humanitar.

“Pas mbledhjes së Shhtabit Emergjent për Mbrojtje, Shpëtim dhe Menaxhim të krizave javën e kaluar është caktuar edhe afati kohor se kur do të zhvillohet aksioni humanitar për mbledhjen e ndihmave për Ukrainën, e cila ndodhet në luftë pas agresionit rus që po ndodhë atje. Aksioni humanitar do të fillojë nesër me datën 26.04 dhe do të zgjasë deri më 29.04. Me qëllim të zbatimit të suksesshëm të aksionit, pika të grumbullimit do të ketë në institucionet lokale si; Komunë, Stacionin Policor, QKMF, në shkolla, Kryq të Kuq etj. Gjësendet e nevojshme bazuar në kërkesën e përfaqësuesit të ushtarëve ukrainas në Kosovë janë: ushqimet e konzervuara, rrobat, batanijet, materialet higjienike etj. Ftojmë qytetarët e Komunës së Podujevës të bëhen pjesë e këtij aksioni humanitar”, thuhet në njoftim./Llapi.info