Lokale - eSIMy

Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi, ka ftuar fermerët llapjanë që të aplikojnë për t’u pajisur me mjete bujqësore, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit të Komunës, nga ky projekt do të ndahen; 90 moto kultivatorë, 38 shpërndarëse plehu, 20 spërkatëse me kardan, 20 kositëse bari, 20 frezë dheu, 10 mbledhëse barli luledielli, 40 makina mjelëse dhe 10 laktofrizë.

“Fermerët mund të jenë aplikues në dy apo më shumë pozicione, mirëpo mund të jenë përfitues në vetëm njërin prej tyre”, thuhet në njoftim.

Afati i aplikimit është deri më datën 21.06.2022 – në ora 16:00. Në këtë link mund t’i lexoni kushtet që duhet të plotësohen për t’u pajisur me këto mjete bujqësore./Llapi.info