Komuna e Podujevës e ka vazhduar afatin në konkursin për specialistë të inxhinierë së ndërtimit, shkruan Llapi.info.
Ani pse nuk është bërë e ditur arsyeja për vazhdimin e këtij konkursi, Komuna e Podujevës ka thënë se ky konkurs është vazhduar edhe për 10 ditë të tjera.
“Duke u bazuar në nenin 12, paragrafi 2 të rregullores (QRK), nr.16/2020 për pranimin dhe karrierën në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, vazhdohet afati për aplikim edhe për 10 ditë kalendarike në konkursin Specialistë të Inxhinierisë të ndërtimit (2 pozita)”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Sipas asaj që është bërë e ditur, afati i aplikimit do të jetë i hapur deri më 6 prill maj të këtij viti./Llapi.info.






