Komuna e Podujevës njofton qytetarët e fshatrave Lupç i Poshtëm, Majac, Lupç i Epërm dhe Popovë, se më 31.10.2017 (e martë) do të fillojë ndërtimi i urës së re mbi lumin Llap, në fshatin Lupç i Poshtëm, transmeton Llapi.info.

“Me këtë rast do të bëhet rrënimi i urës së vjetër. Prandaj lusim qytetarët e këtyre fshatrave që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë për qarkullim rrugët alternative”, thuhet në komunikatën e komunës./Llapi.info