Shumë bashkatdhetarë tanë po përballen me pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë edhe sot.
Sipas të dhënave të fundit, Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (ora 18:19), derisa ka rënë fluksi i bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë, është shtuar numri i atyre që kanë përfunduar pushimet në vendlindje dhe po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore.
Pritje më të gjata janë regjistruar në dalje të Kosovës, në pikë-kalimin kufitar në Merdarë, ku është krijuar kolonë deri në 1,100 metra dhe bashkatdhetarët po presin mbi tre orë. Ndërsa, për të hyrë në Kosovë në këtë pikë-kalim kufitar pritet deri në 40 minuta.
Ndërkaq, te Dheu i Bardhë, kolona dhe pritje më të gjata deri në 30 minuta janë krijuar në anën serbe të kufirit, dalje nga Kosova.
Gjendja në pikë-kalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, është më e mirë dhe për hyrje dhe dalje nuk pritet më gjatë se 5-10 minuta./Llapi.info






