Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka thënë se ngritja e aktakuzën ndaj kandidatit Ajet Poter, që pretendon postin e kryetarit të komunës së Besianës, është sugjestive, transmeton Llapi.info

Sipas KMDLNj-së, aktakuza ndaj Poterës, ku thuhet se ka dëmtuar KEDS-in, është përpjekje për ta dëmtuar politikisht atë.

Në komunikatën e dërguar, KMDLNj, thotë se KEDS, në mënyrë të pamëshirshme dhe kundërligjore i plaçkitë shpenzuesit e energjisë elektrike (shqiptarë dhe joserbë).

”KEDS plaçkitë këta qytetarë edhe në baza etnike sepse faturat për serbët e veriut të Kosovës i paguajnë konsumatorët shqiptarë dhe joserbë të Kosovës”.

”Prokuroria është dashur të ngrejë aktakuza ndaj këtyre hajdutëve digjitalë të KEDS –it dhe atyre që ua mundësuan këtë plaçkitje të “ligjshme” para se të merrej me Ajet Poterën dhe asjetët e tjerë në Kosovë që me shumë mund i shlyejnë borxhet ndaj kësaj kompanie plaçkitëse që nuk i njeh ligjet e Kosovës dhe vendimet e Gjykatave të këtij vendi”, thuhet tutje në reagimin e dërguar.