Llapi.info ka raportuar për një vjedhje që ka ndodhur në fshatin Bajcinë të Podujevës, ku hajnat kishin hyrë në një shtëpi – rreth orës 16:00, shkruan tutje Llapi.info.

Pronari i shtëpisë ka lajmëruar Policinë se në shtëpi i janë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe pajisje të kamerave – e që dëmi, siç ka raportuar Sinjali, është rreth 16 mijë euro.

Të dyshuarit kishin arritur që të depërtojnë brenda shtëpisë e cila ishte pa përkujdesje, pasi kishin hyrë me forcë përmes derës së hyrjes kryesore.

Posa kishin hyrë brenda hapësirave të shtëpisë, ata kishin filluar ‘gjuetinë’ e tyre për të kapur gjëra me vlerë. Sipas deklaratës së viktimës, në shtëpi i janë vjedhur para të gatshme, stoli ari, pajisje të kamerave që kapin vlerën e rreth 16 mijë eurove.

44-vjeçari e lajmëroi menjëherë rastin në Polici, duke shpresuar se shpejt do të arrihet që të zbardhet rasti, e gjërat që hajnat i morën, t’i kthehen në pronësi.

Njësitet policore janë vënë në lëvizje për t’u rënë në gjurmë hajnave, por që të njëjtit ende nuk janë identifikuar dhe nuk kanë arritur që t’i prangosin.

Me urdhër të prokurorit, nga Policia është hapur rast ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen personat e dyshuar./Llapi.info