Koloneli i Detashmentit të Përbashkët Rajonal – Qendra (JRDC) i KFOR-it, Daniele Bajata së bashku me njësinë e tij sot kanë dhuruar 22 palë çizme donacion njësisë së Zjarrfikësve në Podujevë, raporton Llapi.info.

Gjatë dhurimit të këtij donacioni ku të pranishëm ishin edhe zyrtarë komunal njësia e zjarrfikësve pranoi donacionin e dhënë nga KFOR.

Me këtë rast kolonel Bajata u shpreh i lumtur që ishte për herë të parë në Podujevë dhe tha se me dhënien e këtyre mbathjeve shpresojmë në një siguri më të madhe për ekipet e shpëtimit të zjarrfikësve në këtë qytet.

Kurse nënkryetari i komunës Nexhmi Rudari u shpreh i lumtur me këtë donacion dhe falënderoi KFOR- in për sigurinë që ata janë duke e bërë për vendin tonë./Llapi.info