KF Llapi ka realizuar trasferimin e parë të afatit kalimtar të janarit.

Skuadra kampione vjeshtore ka transferuar sulmuesin e krahut, Altin Merlaku nga Besa e Pejës.

Lajmi është bërë i ditur në faqen  zyrtare zyrtare  të KF Llapit.

“ZYRTARE:

Altin Merlaku është transferimi i parë i kampionit vjeshtor KF Llapi

Merlaku që luan si sulmues krahu ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa ne i urojmë mirëseardhje në familjen e madhe të KF Llapit”, thuhet në njoftimin e Llapit./Llapi.info/