Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur sot se ka nënshkruar marrëveshjen me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, për ndërtimin e stacionit të autobusëve, raporton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës ka thënë se vetëm faza e parë e ndërtimit do të kushtojë 240 mijë euro.
“Sot me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për financimin e projektit “Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve” në Podujevë, faza e parë e projektit vlera 240 mijë euro. Përveç MZHR-së, në këtë vlerë participues janë edhe Komuna e Podujevës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Duke pasë parasysh rëndësinë e këtij projekti, u zotuam që sa më shpejt të fillojmë me punë”, ka shkruar ai.
Por, ku pritet të ndërtohet stacioni i ri?
Gjatë fushatës zgjedhore, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, pati premtuar se stacioni i ri pritet të ndërtohet tek ish-hotel “Besiana”.
Ndërkohë, në vendin ku tani ndodhet aktualisht stacioni i autobusëve, do të transferohet tregu i gjelbër./Llapi.info
Cili projekt pritet të realizohet në vendin ku tani është stacioni i autobusëve në Podujevë?






