Shumë shpejt pritet të fillojë projekti për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve në Podujevë, shkruan Llapi.info.
E në vend të stacionit aktual, siç ishte premtuar gjatë fushatës, do të ndërtohet Tregu i Gjelbërt.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë takimit me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.
“Sot me Ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi për financimin e projektit “Ndërtimi i Stacionit të Autobusëve” në Podujevë, faza e parë e projektit vlera 240 mijë euro. Përveç MZHR-së, në këtë vlerë participues janë edhe Komuna e Podujevës dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Duke pasë parasysh rëndësinë e këtij projekti, u zotuam që sa më shpejt të fillojmë me punë”, ka shkruar ai./Llapi.info






