KEDS ka njoftuar përmes një kumtese për medie se gjatë ditëve në vijim disa fshatra të Komunës së Podujevës do të mbesin pa energji elektrike, njofton Llapi.info.

Sipas kësaj komunikate më 09 nëntor 2017 në TS 35/10kV Batllava do të ketë ndërprerje totale: prej orës 10:00 deri në ora 10:15.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga, Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat,Te Zahir Pajaziti, MAP Burgu i Sigurisë së Lartë dhe Ujësjellësi rajonal “Batllava”.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i grupeve matëse.

Ndërsa gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, nga ora 16:20 deri në ora 16:30, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Batllava, Gërdovci, Bellopoja dhe Lluga, Gibovci, Shkolla e Vjetër, Xhamia e Vjetër, Kalatica, Braina, Berveniku, Bllata, Metergovci1 dhe 2,Orllani, Vikendicat,Te Zahir Pajaziti, MAP Burgu i Sigurisë së Lartë, Ujësjellësi rajonal “Batllava”.

Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i grupeve matëse./Llapi.info