KEDS-i përmes një kumtese për media njoftoi vendet që nuk do te kenë energji elektrike për ditën e hënë në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas tyre: Më 20.11.2017 në TS 220/35/10kV Podujeva do të ndërprehet:
• Dalja 10 kV Fshatrat 2 (Kodi: 14000010) prej orës 11:00 deri në ora 15:30
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Podujeva pjesërisht dhe fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja e ndërprerjes: Revizion./Llapi.info