Lokale - eSIMy

Pak minutas pas përfundimit të ndeshjës mes Prishtinës dhe Llapit, trajneri Bylbyl Sokoli është sulmuar në hyrje të banesës nga tre persona të panjohur.

I kontaktuar nga IndeksOnline, Sokoli mjaft i tronditur nga ky ka thënë se është mirë dhe nuk ka ndonjë lëndim serioz.“Jam mirë, nuk kam ndonjë lëndim serioz. S’kam ndonjë koment më shumë për momentin. Faleminderit për thirrjen” , ishin fjalët e trajnerit të KF LLapit.