Skuadra futbollistike FC Llapi ka prezantuar fanellat e reja të cilat do t’i veshë në ndeshjet në vazhdim të kampionatit, njofton Llapi.info.
Lajmin për ndërrimin e fanelave e ka bërë të ditur vet presidenti i klubit Nexhat dumnica i cili edhe ka nënshkruar marrëveshje me sponzorët gjeneral të klubit.
“KF Llapi me fanela të reja e sponzorë të rinj.
Presidenti Nexhat Dumnica mirëpriti përfaqësuesit e Kompanisë Partner & Dervisholli ING me pronarët Fadil Dervisholli, Muhamet Dushi dhe Afrim Jashari dhe të Kompanisë Meridian Express, pronarin Hakif Gashi.
Në ndeshjen e nesërme dhe garat e Vala Superligës në sezonin 2017/18 Llapi luan me fanelat e reja ndërsa këto kompani të njohura dhe me renome do jenë sponzor gjeneral në klub”, thuhet në njoftim./Llapi.info