Flakron Gashit iu është besua për  herë të dytë kandidimi në listën e Partisë Demokratike të  Kosovës, për Kuvendin Komunal të Podujevës, në zgjedhjet lokale të 22 Tetorit.

Këtë besim, ai e sheh si përgjegjësi dhe njëkohësisht vlerësim për punën dhe angazhimin e tij në mandatin e kaluar.

Ai ishte pjesë e Kuvendit në mandatin që po e lëmë, dhe ishte njëri ndër zërat më të fuqishëm opozitar në Kuvend.

Por pse duhet votuar Flakronin për Asamble Komunale në Podujevë?

1 .Fusha e arsimit, prokurimi publik, tenderomania,  menaxhimi  pronave, shpenzimi i parasë publike, mungesa e transparencës, infrastruktura, rinia dhe problemet tjera të qytetarëve të Podujevës ishin preokupimet kryesore të tij, të cilat i ngriti pareshtur në Kuvend dhe medie e institucione tjera përkatëse.

  1. Flakron Gashi ka përgatitje të lartë profesionale në fushën e drejtësisë, (ka të përfunduar fakultetin Jurdik dhe studimet Master, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ), por jo më pak i suksesshëm është treguar edhe në fushën e politikës, duke qenë ndjekës i shumë trajnimeve brenda dhe jashtë vendit.
  2. Gashi po ashtu ka të përfunduar Shkollën Politike, program për Lidership të Ri i Këshillit të Evropës, realizuar në bashkëpunim me Instituin PIPS, program një vjeçar i përfunduar me sukses në vitin 2016, në margjinat e World Forum for Democracy, pranë Asamblesë Nacionale të Këshillit të Evropës, me seli në Strasbourg të Francës.
  3. Po ashtu Gashi ka të kryera shumë trajnime në fushën e shërbimit dhe menaxhimit, administratës, finacave e qeverisjes lokale, hartimit të politikave për të rinj dhe programe tjera të mbështetura nga National Democratic Institut, Kosovo Local Government Institute, FES, USAID, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Decentralisation and Municipal Support – (DEMOS), RBKO, Prishtina Institute for Political Studies, etj.
  4. Flakroni para se të kyçet aktivisht në jetën politike ka punuar për 4 vite në sektorin bankar në Kosovë (Raiffaisen Bank), ku kishte marr njohuri të shumta mbi menaxhimin, nevojat dhe mënyrat efikase të shërbimit ndaj qytetarëve.

Aktualisht është kryetari Rinisë së PDK-së, dega në Podujevë dhe anëtar i Kryesisë së degës. Po ashtu është pjesë e zyrës për media dhe komunikim në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës.

Flakroni Gashi është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Artikull i Sponsorizuar