KEDS ka njoftuar se për shkak të punimeve në rrjet sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa pjesë të vendit, raporton Llapi.info.
Në mesin e vendeve që do të ketë reduktime të energjisë elektrike, janë edhe disa pjesë të Podujevës.
Siç njofton KEDS, Balloci, Surkishi, Lladoci, Sfeçla, Dumoshi, Surdulli, Hertica, Rakinica dhe Turuqica, do të jenë fshatrat e Podujevës, që do t’u ndërprehet energjia elektrike nga ora 09:00 deri në orën 13:00.
Njoftimi i plotë i KEDS-sit, për ndërprerjen e energjisë elektrike në Podujevë:
TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:
LP 10kV Ballovc (kodi: 14000008 ) prej orës 09:00 deri në ora 13:00
Vendet: Surkish, Lladofc, Sfeqël, Dumosh, Shajkovc, Surdull, Herticë, Drazhnje, Rakenicë dhe Turuqicë.
Arsyeja: Demontimi i transformatorit, ormanit 50KVA si dhe montimi i transformatorit 100kVA me orman.






