Lokale - eSIMy

Kompania e distribuimit të energjisë elektrike në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se nesër (26 prill) do të kryhen punime në projekte intensive, punime këto të planifikuara më parë, me ç’rast disa vende në Podujevë do të përballen me reduktime të rrymës, raporton Llapi.info.

Sipas njoftimit të KEDS-it, këto reduktime në disa pjesë do të zgjasin deri në dy orë, ndërkohë që KEDS-i ka bërë të ditur edhe arsyen e këtyre reduktimeve.

“NS 220/35/10 kV Podujeva do të ndërprehet: Dalja 10kV Fshatrat 2 (kodi: 14000010) nga ora 10:00 deri në ora 12:00.

Vendet: fshatrat: Sibofc, Lluzhan, Penuhë, Lupç i Epërm, Llugë, Majac dhe Popovë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, ndërrimi i transformatorit – eliminimi i rrezikut”, ka njoftuar KEDS-i./Llapi.info