Sot rreth orës 1:45 minuta të mëngjesit ish-Terminali doganor në Podujevë është kapluar nga një zjarr i madh i cili pas vetes ka lënë dëme të mëdha materiale, raporton Llapi.info.

Sipas informacioneve jo zyrtare shkaktarët kryesorë të këtij zjarri dyshohet të kenë qenë kablot e energjisë elektrike.

Në një prononcim përmes telefoni për Llapi.info, nga Shtabi emergjent i Zjarrfikësve në Podujevë, është thënë se deri më tani nuk ka asgjë zyrtare pasiqë me këtë janë duke u marr ekspertët e çështjes mirëpo, dyshimet e para janë tek kablot e vjetra të energjisë elektrike si shkaktarët kryesorë të këtij zjarri. /Llapi.info