Për nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Komunën e Podujevës, do të zhvillohen aktivitete të shumta, njofton Llapi.info

Duke filluar nga ora 11:45, delegacioni i komunës së Podujevës së bashku me Agim Veliun, do të bëjnë homazhe dhe do vendosen lule të shtatoret e heronjve në Podujevë.

Ndërsa, në orën 12:00 do të bëhet zbulimi i shtatores së heroit Ali Ajeti në ‘Bulevardin e Dëshmorëve’ në Podujevë. Kujtojmë se kjo shtatore është vendosur sot.

Në ora 14:00 do të ketë turne në futsall , ku garojnë gjenerata e Pavarësisë nga shkollat e futbollit të Podujevës, ky turne mbahet në Palestren e Sporteve “Hakif Zejnullahu”. Dhe krejt në fund në ora 18:00 koncert i Shoqërisë Kulturore Artistike “Josip Rela” – Salla e Teatrit “Avdush Hasani” në Podujevë.

Në njoftimin e Komunës thuhet se se për shkak të aktiviteteve që zhvillohen në qytet, të shtunën, me 17. 02. 2018, prej orës 11:00 deri në ora 13:00, Rruga “Zahir Pajaziti” do të mbyllet për qarkullim të automjeteve./Llapi.info