Një person i cili ishte duke mbajtur një armë pa leje në shtëpinë e tij është arrestuar dje në ora 16: 25 minuta në fshatin Kërpimeh t Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjysmë-automatike e kalibrit 7.62mm.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Llapi.info