Themeluesi dhe kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus ka thënë se është momenti që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.
Në një shkrim në Twitter, Knaus thekson se mbështetja e politikave të jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe nga Kosova duhet të shpërblehet me anëtarësim në KE.
“Është e çuditshme pozita e Kosovës jashtë Këshillit të Evropës. Kosova mbështet politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe. Do të ketë vota në BE për ta pranuar atë. Bëjeni tani. Vëreni në votim pranimin e Kosovës”, ka theksuar Knaus.
Po ashtu, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka kërkuar që të ndodh anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës në NATO dhe vendosja e Bazës së Përhershme të Forcave Amerikane në Kosovë.
Plus: Europe has been divided, with Russia exiting the @coe, into two camps. Here: Belarus & Putin’s Russia. There: everyone else.
As in 1949, though far more advantageous for this “West”.
The CoE is guardian of the ECHR. With Russia’s exit it should emerge more determined. https://t.co/dWbM8iI9tZ
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) February 28, 2022





