Ndonëse ende nuk kanë filluar zyrtarisht fushatat parazgjedhore, kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu, po bën fushatë para kohës,siç shihet ne gjoksin e fëmiut me logo voto numrin 47,njofton Llapi.info

E në këto “fushata”, ai po përdor edhe fëmijet, gjë për të cilën janë kritikuar politikanët gjatë zgjedhjeve të mëhershme.

Me moton “Pedalo për fitore”, bashkë me të rinjtë e Podujevës, Veliu ka organizuar një aktivitet me biçikleta.

Të ditur e ka bërë vetë Veliu përmes rrjetit social Facebook.

Përdorimi i fëmijëve në fushatë është i ndalur me ligj.

Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Drejtorive Komunale për Arsim dhe shkollave duke u bazuar në Ligjin për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, të mos lejojnë assesi që procesi mësimor të pengohet gjatë fushatës zgjedhore dhe në pajtim me Udhëzimin administrativ për aktivitetet politike në objektet shkollore; Fëmijët të mos përdorën në takime si promovues të fushatave; Të mos shfrytëzohen ambientet shkollore gjatë kohës së mësimit për qëllime të fushatës elektorale të subjekteve politike.