KEDS-i përmes një komunikate ka njoftuar vendet që do të mbesin pa rrymë ditën e mërkurë në komunën e Podujevës, njofton Llapi.info

Sipas tyre:  Më 22.11.2017 në Podujevë do të ndërprehet dalja 10 kV Letanci prej orës 10:00 deri në orën 14:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Obranqë, Peran, Obranqë 1, 2, 3, Bradash, Bajqinë, Katunishtë, Lepaj, Dobratin 1, Ferma e Pulave Peran.

Arsyeja e ndërprerjes: Demontimi i shtyllave ekzistuese si dhe ndërrimi i shtyllës 12/1600, punimet zhvillohen në kuadër projektit LOT 2 Podujevë 2017 nënprojekti Dobratin- Sejdiovit.