Vetëm 92 pako me vota kanë arritur në qytetin e Podujevës nga mërgata për përzgjedhjen e të parit të kësaj komune, transmeton Llapi.info.
Këtë e ka bërë të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ka treguar numrin e votave jashtë vendit për zgjedhjet e 22 tetorit për secilën komunë të Kosovës.
Sipas KQZ- së, që nga 26 shtatori deri më 20 tetor, periudhë kjo e votimit nga votuesit jashtë Kosovës, përmes postës janë pranuar 7 mijë e 621 pako me fletëvotime ku prej tyre 6 mijë e 735 janë aprovuar./Llapi.info