Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave jashtë Kosovës, të cilat janë dërguar përmes postës në adresë të KQZ-së gjatë periudhës 15 shtator – 15 tetor, për zgjedhjet e të dielës së kaluar, shkruan Llapi.info.

Nga diaspora llapjane kanë votuar 194 persona. Prej tyre, tetë vota kanë shkuar për kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri.

Pjesa dërrmuese janë për Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatin e saj, Shpejtim Bulliqi, gjithsej 161 vota.

Ekrem Hyseni i LDK-së ka marrë 25 vota. Pa vota janë edhe Gazmend Islami i Ballit Kombëtar dhe Xhemajl Hasanin e Nismës.

Raundi i dytë për zgjedhjet lokale do të mbahet më 14 nëntor. Na garë për kreun e Podujevës në balotazh janë Shpejtim Bulliqi i VV-së dhe Ekrem Hyseni i LDK-së./Llapi.info

Zero vota për PDK-në në Podujevë nga diaspora

Votat e diasporës nga Podujeva, prin bindshëm Shpejtim Bulliqi