Shpejtim Bulliqi, kandidat i VV-së për kryetar të Podujevës, me votat e diasporës del më i votuari në atë komunë.

Ekrem Hyseni i LDK-së që nga rezultatet preliminare u rendit si i pari, tani del i dyti.

Nga dispora, Bulliqi ka marrë bindshëm më shumë vota. Ai mori 161 vota.

Kurse Hyseni vetëm 25 vota.

Totali i votave: 16.499 Shpejtim Bulliqi, 16.476 Ekrem Hyseni