Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e tretë (TM3) të këtij viti, shkruan Llapi.info.
Në TM3 2022 gjithsej janë regjistruar 2 722 ndërmarrje, ku krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2022) ka një rënie për 4.0% të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2021) ka një rritje për 9.8% të ndërmarrjeve të regjistruara.
Sipas raportit të ASK-së, në tre mujorin e tretë të vitit 2022 në Komunën e Podujevës janë regjistruar 99 ndërmarrje të reja, 61 prej tyre janë ndërmarrje të regjistruara individuale, kurse 38 të tjera janë ndërmarrje jo-individuale.
Pjesa dërrmuese tek bizneset individuale të hapura në këtë periudhë kohore ka të bëjë me prodhim, prej tyre 15 janë këtë fushë, kurse 15 tjera janë ndërtimtari.
Në kuadër të këtij raporti është bërë e ditur edhe numri i bizneseve që janë shuar.
Gjithmonë sipas ASK-së, në këtë tre mujor në Podujevë janë shuar vetëm 9 biznese.
Duke klikuar KËTU mund ta shikoni të plotë raportin./Llapi.info
repertori-statistikor-mbi-ndermarrjet-ekonomike-ne-kosove-tm3-2022






