Kandidati për asamble komunale në Podujevë nga radhët e PDK-së Tefik Bajrami, nëse zgjidhet asamblist pagën e tij do ta ndaj për fëmijët me autizëm dhe disa familje të rënda sociale për 4 vitet e ardhshme.

Përmes një njoftimi, Bajrami ka thënë se nuk ka hyrë në politikë që të fitoj para, por të ndihmojë të tjerët aty ku mundet.

Bajrami gjithashtu ka vizituar organizatën “Helvetas” në Zvicër ku ka biseduar me ta për projekte në komunën e Podujevës ku sipas tij, ata janë të interesuar të bashkëpunojnë me komunën por kusht i tyre është që nuk duhet të ketë asnjë zyrtar të akuzuar.

“Helvetas” ndihmon në decentralizimin e Komunave, përmirësimin e shërbimeve publike, trafikut komunal dhe menaxhimit te mbeturinave, përmirësimin e menaxhimit financiar dhe transparencës, përmirësimin e demokratizimit te pushtetit lokal dhe pjesëmarrjes se qytetareve ne vendimmarrje, kontribuimi drejte një kornize te përmirësuar dhe me te harmonizuar te politikave për qeverisjen lokale.

Përndryshe uragani shqiptar ndeshjen e radhës do te ketë me 10 mars ne Luzern te Zvicrës.