Lokale - eSIMy

Mëngjesin e sotëm kanë filluar punimet për largimin asfaltit të vjetër në magjistralen Podujevë – Prishtinë në segmentin Gllamnik-Podujevë kështu për të ia bërë bazën asfaltit të ri i cili do të vendoset më pas, shkruan Llapi.info.

Për largimin e kësaj shtrese të asfaltit i cili ka filluar në orën 09:00 të mëngjesit, ka njoftuar edhe Ministria e Infrastrukturës e cila shkruan se në fillim të gushtit largohet i gjithi ndërsa më pas vendoset i riu.

“Realizimi  i këtij pozicioni ka filluar sot, ndërsa punimet planifikohet të përfundojnë deri në fillim të muajit gusht të këtij viti. Më pas pritet fillimi i shtrirjes së shtresave të reja të asfaltit sipas projektit për këtë segment.”, thuhet në njoftim.

Sipas MI punimet e këtij projekti janë duke u bërë sipas dinamikës së paraparë ndërsa largimi i asfaltit të vjetër përfshinë një gjatësi prej prej 2500 metrash.

Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

Video:

Videot janë dërguar nga Malsor Syla, banorë i asaj ane.