Ujërat e zeza të cilat po rrjedhin nga gypi i kanalizimit në fshatin Shtetdim të Podujevës, po paraqesin problem për banorët e kësaj ane, raporton Llapi.info.
Ata thonë se era e cila po krijohet nga rrjedhja e këtyre ujërave është e pa durueshme dhe se për rregullimin e këtij problemi, ata kërkojnë ndihmë nga organet gjegjëse të Komunës së Podujevës.
Sipas banorëve, në Komunë e dinë problemin e këtij kanalizimi dhe erën të cilën ai shkakton mirëpo, edhe pas dy tentimeve për ta hapur atë ai edhe ka mbetur në këtë gjendje./Llapi.info