KQZ-ja ka publikuar statistikat me numrin e votuesve të komunave të Republikës së Kosovës.
Sipas statistikave të KQZ-së, qyteti i Podujevës ka një numër votues 80 mijë e 676 të cilët do të votojnë në 43 Qendra votimi me 109 vendvotime.
Prishtina mësojmë se është vendi me më shumti votues ku janë 172 mijë e 143 qytetarë të cilët do të votojnë, ndërsa Qendra të votimit janë 56, si dhe vendvotime 218.
Pastaj, pas kryeqytetit është Prizreni ku ka 156 mijë e 427 votues në 67 qendra të votimit në gjithsej 208 votime.
Më tej, vendi i tretë me më së shumti votues në Kosovë, vjen qyteti i Gjakovës që ka gjithsej 107 mijë e 425 votues, në 28 Qendra të votimit që do të votojnë në 134 vendvotime.
Në radhë vjen qyteti i Ferizajit, i cili ka gjithsej 100 mijë e 245 votues, me 32 qendra të votimit në 126 vendvotime.
Pas Ferizajit, vjen qyteti i Gjilanit i cili ka gjithsejt 94 mijë e 268 votues që do të votojnë në 33 Qendra të votimit me 125 vendvotime.
Në vazhdim qyteti me radhë sipas statistikave nga Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve është Mitrovica e Jugut ku ka gjithsejt 72 mijë e 560 votues të cilët do të votojnë në 28 Qendra të votimit me 97 vendvotime.
Në anën tjetër, ajo e Veriut përmban statistik me votuesit prej shifrës me 27 mijë e 915 votues që votojnë në 7 qendra të votimit me gjithsej 33 vendvotime.
Në fund, është komuna e Pejës e cila është më e vogla në krahasim me komunat në vijim, kjo ka gjithsej 10 mijë e 378 ku do të votojnë në 23 Qendra të votimit me gjithsej 25 vendvotimet.




