Kampioni i botës në boksin profesionist për versionin WBU (World Boxing Union) në peshën Cruiser (86-91 kg) Uragani shqiptar Tefik Bajrami, i cili u shpall vjet me 1 prill 2017 kampion kundër argjentinasit Diego Sanabria, me datën 10 mars do të mbron për herë të parë këtë titull kundër kampionit Gurkum Özcan Cetinkaya nga Turkia, njofton Llapi.info.

Özcan është emër i njohur dhe ka boksuar me kundërshtarë me emra të njohur dhe të mëdhenj në boksin profesionist .

Bajrami është maksimalisht i përgatitur ku vlen të cekët se ishte me ekipin e vet për 2 javë në stërvitje në Tajlandë .

Ndër të tjera do të ketë edhe ndeshje në taj boks.

Ndeshja mbahet në sallën Krauer në qytetin e Kriensit të Kantonit të Luzernit.

Hapja e dyerve nga ora 17.00.

Ndeshjet fillojnë në ora 18.30./Llapi.info