Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas rritjeve të rasteve të reja me COVID-19 gjatë ditëve të fundit.
Zemaj u lutet qytetarëve që edhe përkundër menaxhimit të dobët në qendrat e vaksinimit të vaksinohen të gjithë, njofton Klankosova.tv.
“Sot, edhe më keq: 1.128 raste të reja me virusin Covid-19 dhe 3 raste të vdekjes. Kjo është alarmante! Qytetarë të dashur, Ju lutem me gjithë shpirt: Respektoni rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Ju lutem me gjithë shpirt: VAKSINOHUNI. Edhe përkundër menaxhimit të dobët në qendrat e vaksinimit, ju lutem që të keni durim dhe të merrni vaksinën.🙏 Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!”, është shprehu Zemaj.






