Lokale - eSIMy

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë ditës së djeshme ka shkruar se përfaqësuesit e Bilfinger janë treguar të painteresuar për rindërtimin e “Kosova A”, duke shtuar se gjitha çka kanë ofruar kanë qenë 15-20 faqe PowerPoint.

Ndërkaq ish-ambasadori holandez, Robert Bosch tha se deklarimet e Mustafës janë të pavërteta, duke shtuar se janë munduar jashtëzakonisht shumë për të bindur qeverinë për nisjen rindërtimit të “Kosova A”.

“Fatkeqësisht nuk është e vërtetë. Unë isha personalisht i përfshirë dhe ne, ambasada holandeze dhe gjermane bëmë gjithçka për të bindur qeverinë se përmirësimi i katër prej pesë njësive ishte i mundshëm dhe relativisht i lirë, por asgjë, asgjë nuk ndodhi. Një shans i humbur pasi për relativisht pak para energjia elektrike mund të kishte siguruar rreth 2017/18”, ka shkruar Bosch në Facebook.