Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot gjatë ditës ka takuar një grup të të rinjve nga Prishtina, me të cilët ka biseduar rreth programit të LDK-së mbi angazhimin e rinisë dhe avancimin e interesave të tyre.
Në njoftimin e LDK-së thuhet se Mustafa ka ftuar të rinjtë, që të angazhohen në jetën politike për të dhënë kontributin e tyre, në formësimin dhe transformimin e programeve të partive politike.
Njoftimi i plotë i LDK’së
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës ka takuar një grup të të rinjve nga Prishtina me të cilët bashkëbisedoi rreth programit të LDK-së mbi angazhimin e rinisë dhe avancimin e interesave të tyre.
Kryetari Mustafa i ftoi të rinjtë të angazhohen në jetën politike për të dhënë kontributin e tyre në formësimin dhe transformimin e programeve të partive politike për mbështetjen e rinisë kosovare.
Të rinjtë bashkëbiseduan në forum të hapur me kryetarin Mustafa mbi rolin dhe fuqinë vendimmarrëse substanciale të të rinjve në LDK.
Të rinjtë i përshëndetën me një fjalë rasti edhe kryetari i Forumit të Rinisë Fidan Rekaliu, anëtarja e Kryesisë Vlora Dumoshi dhe zëdhënësi Besian Mustafa.