Kryetari i LDK-së Isa Mustafa i ka quajtur diktatoriale sjelljet e Lëvizjes Vetëvendosje.

Mustafa ka thënë se masat e marra nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Qeveria janë arbitrare dhe të paarsayeshme pasi ne nuk kemi një popullatë që nuk i respekton masat.

“Sa i përket gjendjes së jashtëzakonshme ka qenë një keqkuptim shumë i madh. Asht zhvilluar një betejë ndërmjet Presidentit dhe Kryeministrit krejtësisht e paarsyeshme. Kemi patur edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese rreth masave të vendosura nga Qeveria. Të gjitha këto masa flasin për një abitraritet të Qeverisë së Kosovës. Nuk mundet as Ministria e Shëndetësisë dhe as Qeveria të vendosë masa të tilla. Shohim se kemi një sjelle diktatoriale të Qeverisë dhe kjo u vërejt mbrëmë me masat e vendosura nga Qeveria” tha Mustafa raporton Gazeta Blic.