Lokale - eSIMy

Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria aktuale me veprimet e saj është duke i rrezikuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë e sidomos me Shtetet e Bashkuara.

Kryetari i partisë Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria aktuale me veprimet e saj është duke i rrezikuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë e sidomos me Shtetet e Bashkuara.

Ai këto komente i bëri në 29 vjetorin themelimit të Forumit të Gruas në LDK, duke shtuar se është në interes të qytetarëve që të ketë bashkëpunim me ndërkombëtarët në mënyrë që të përmbushet agjenda evropiane, transmeton Klan Kosova.

“Kosovës i nevojitet një orientim i tillë dhe pa një të tillë ne nuk mund të shkojmë përpara. Ne ja kemi bërë me dije edhe Qeverisë aktuale që duhet ta ndërrojë qasjen e saj”.

“Është me interes të qytetarëve që t’i përmbushim kërkesat e Bashkimit Europian”.

“Ne nuk i kemi dy shtëpi sikur Serbia që ka Rusinë dhe BE-në, por e kemi vetëm një. Pra neve na mungon që të bëhemi pjesë e BE-së dhe të kemi zhvillim ekonomik në vend”.

“Qeveria nuk po merret me interesat e qytetarëve. Problem i madh është korrupsioni, papunësia dhe kapja e shtetit”.

“Ndërsa ata po i mbulojnë këto probleme me disa vendime të tyre që i kanë marrë vet. Ashtu si i kanë marrë këto vendime, ashtu duhet t’i zgjidhin”.

“Ne do të japim kontributin tonë në dialog me Serbinë, por do ta bëjmë këtë si opozitë”.