Të martën, një aksident i rëndë trafiku ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku ishin të përfshira tri automjete, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident mbetën të lënduar tre persona, njëri prej tyre më rëndë. Ky i fundit u shpëtua nga intervenimi i shpejtë i një polici. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, polici i ka ndihmuar të lënduarit t’i liruar organet e frymëmarrjes.
“Polici H.S., ka kryer një intervenim profesional dhe të shpejtë duke e nxjerr nga automjeti të lënduarin rëndë dhe duke shfrytëzuar njohuritë dhe zhdërvjelltësinë e tij, ka arritur që të lënduarit t’i lirojë organet e frymëmarrjes, ta rehabilitojë gjendjen e tij dhe ta mbajë ashtu derisa ka arritur ekipi emergjent mjekësor. Me datën 05.10.2021 rreth mesditës, në fshatin Gllamnik Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident ishin përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Njëri nga të lënduarit kishte marrë lëndime më të rënda dhe gjendja e tij ishte e rëndë. Patrulla policore e ndodhur në atë lokacion ka intervenuar menjëherë”, thuhet në komunikatë./Llapi.info
Aksident në Gllamnik, përfshihen tri automjete – dy të lënduar






