Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Gllamnik të Podujevës, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona. Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00, në fshatin Gllamnik, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë tri automjete. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.
Policia e Kosovës, në statistikat ditore të saj, ka njoftuar se gjatë së hënës në nivel vendi janë regjistruar 71 aksidente, prej tyre, 20 kanë përfunduar me persona të lënduar./Llapi.info
Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info:









