Gra me veshje që u shihet vetëm fytyra, janë bërë të zakonshme në Prishtinë. Por, kohëve të fundit, një veshje tjetër është shfaqur në publik.

Gratë që u kthyen nga Siria janë shfaqur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me veshjen e njohur si burka.

E dukja jo e zakonshme për Kosovën, ka ngjallë shumë reagime në shoqëri.

Mbulimi i fytyrës e ka shtyrë Komisionin për të Drejtat e Njeriut të kërkojë ndalimin me ligj të mbajtjes së burkës.

Ndërkaq teologu Bekim Jashari tregon për T7 se burka nuk është është obligim i fesë Islame. Imami nga Podujeva ka një kërkesë për Bashkësinë Islame të Kosovës.

“Kjo është një traditë dhe zakon i arabëve”, ka thënë imami Jashari. “Një thirrje edhe mediave që qëndrimin zyrtar ta marrin prej BIK-ut”.