Instituti Kombëtar i Shëndetësisë u ka përsëritur qytetarëve thirrje për ta luftuar koronavirusin.

Ta mundim koronavirusin me kujdes jo me frikë, pa shtrëngim duarsh, pa përqafime – qëndroni në distancë nga njëri tjetri së paku dy metra larg, kanë apeluar nga Instituti.

Duhet theksuar se tashmë në Kosovë është shënuar vdekja e para nga ky virus, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 31.

Njoftimi i plotë:

TA MUNDIM KORONAVIRUSIN ME KUJDES JO ME FRIKË!
PA SHTRËNGIM DUARSH!
PA PËRQAFIME!
QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!
LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!
AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENĒN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!
KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!
TË MOSHUARIT DHE PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE TË QËNDROJNË NË SHTËPI!
PËRMBAJUNI REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR!
NË MËNYRË RIGOROZE MBANI DISTANCËN SOCIALE PËR 2 METRA NGA NJËRI TJETRI!
QYTETARË QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

  1. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:
    • Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
    • Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
    • Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
    • Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
    • Lani duart porsa hyni në shtëpi!
    • Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
    • Lani duart pas përdorimit të tualetit!
    • Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
    • Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
    • Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
    • Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
    • Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
    • Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
    • Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
    • Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
    Ju faleminderit për mirëkuptim!