Lokale - eSIMy
Një vit më parë, Rinor Zenullahu u bë shembull i guximit dhe reagimit të shpejtë, pasi kishte ndërhyrë për të fikur një automjet që ishte përfshirë nga flakët në Zhabar të Mitrovicës.
Në atë ngjarje, i riu mitrovicas nuk kishte hezituar të përballej me rrezikun. Ai kishte marrë pajisjen kundër zjarrit dhe kishte intervenuar për të vënë flakët nën kontroll, duke parandaluar pasoja më të rënda.
Por sot, kujtimi për atë akt heroik merr një tjetër dimension.
Rinor Zenullahu ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në një aksident të rëndë trafiku në Smrekonicë.
I riu që një vit më parë u shqua për guximin e tij në shpëtimin e të tjerëve, sot u nda tragjikisht nga jeta, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
Një hero i dikurshëm i një momenti të vështirë, sot u bë pjesë e një lajmi të dhimbshëm që tronditi Mitrovicën