Lokale - eSIMy

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova.

Nga personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti është edhe Fidan Hajdaraj nga Komuna e Istogut.

Ai ka thënë se shumica e udhëtarëve kanë qenë duke fjetur dhe se aksidenti ka ndodhur shumë shpejtë.

“Aksidenti ka ndodhur afërsisht rreth orës 6 të mëngjesit. Shumica e udhëtarëve kemi qenë duke fjetur kur ka ndodhur aksidenti. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Unë kam qenë me një udhëtarë nga Juniku”, tregon ai.

Tutje ai ka shtuar se autoritetet kroate ju kanë ndihmuar shumë në këtë rast fatkeqësie.

“Trupat e parë jemi munduar t’i largojmë ne vet derisa ka arritur ndihma mjekësore e autoriteteve kroate”.

Ai thotë se rreth 15 persona që nuk kanë pasur lëndime të theksuara fizike janë trajtuar shumë mirë nga autoritetet kroate.

“Neve në fillim na kanë dërguar në stacionin më të afërt policor e më pas na kanë akomoduar në hotel ku jemi dhe tash”.

“Kanë pësuar disa që kanë qenë lartë e disa poshtë. Thjesht ka qenë çështje fati kush ka shpëtuar e kush ka pësuar”.