Gjatë ditës së djeshme i kërkuari për fajde e vrasje në tentativë, Egzon Reshani, ka kërcënuar Policinë e Kosovës dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, duke paralajmëruar se do t’ua zë peng fëmijët.
Gjatë një transmetimi “live”, Reshani i është drejtuar kryeprokurorit me gjuhë kërcënuese dhe fyese, duke e sfiduar publikisht.
“Hajde live jam, o Petrit pi*, hajde kapem t’q*fsha ro*t. Je mësu me pak fëmi o shok, mu jo, unë ta q* familjen. T’kallxoj unë, ti kur* Polici e çka je se pe msheli, mos i lidh njerëzit e mirë, unë jau q* grat ty e atyne e krejtve, mos harro.“
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, e cila ka theksuar se kërcënimet përbëjnë sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe se do të trajtohen me seriozitet të plotë institucional.
Në reagim po ashtu bëhet e ditur se rasti do të marrë përgjigjen e duhur institucionale, “që personi përgjegjës të sillet sa më parë para drejtësisë dhe të përballet me pasojat ligjore”.
“Për më tepër, çdo përpjekje për të frikësuar apo penguar prokurorët e shtetit në ushtrimin e detyrës zyrtare në funksion të forcimit të sundimit të ligjit është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet”, thuhet në reagim.






