Lokale - eSIMy

Një incident ka ndodhur në Burgun e Sigurisë së Lartë në fshatin Gërdoc të Podujevës, ku një i burgosur dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë korrektues.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 4 shtator rreth orës 08:10. Për ta vënë situatën nën kontroll, ndaj të burgosurit është përdorur sprej.

Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët korrektues dhe i burgosuri kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe procedura do të vazhdojë në mënyrë të rregullt.