Prej disa ditësh në rrjetet sociale kanë qarkulluar pamje nga dhuna e ushtruar në grup ndaj ish-konkurrentit të Përputhen Eduard Kuçi.
Në pamje shfaqet këngëtari Jozefin Marku me disa persona të tjerë, të cilët pasi i bëjnë shenjë për të ndaluar duke përdorur tabelën e policisë së shtetit Edi Kuçit, teksa ky i fundit lëvizte me mjetin e tij McLaren, e nxjerrin nga makina dhe e dhunojnë.
Në lidhje me këtë rast, burime pranë drejtorisë së policisë së Tiranës i kanë konfirmuar Top Channel se Jozefin Marku është shoqëruar në polici.
Nga hetimet e deritanishme u zbulua se video është regjistruar në Tiranë tek mbikalimi i Rinasit.
Po ashtu janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punohet për identifikimin e personave që shfaqen në video.






