Hajredin Hyseni, kandidat për kryetar të komunës së Podujevës nga PDK la thënë se gjatë qeverisjes së tij me këtë komunë do të krijoj një inkubator biznesi i cili do u ndihmoj të rinjve në bizneset e tyre, transmeton Llapi.info.

Sipas tij, bizneset e reja në ri vitet e para të tyre nuk do t’i paguajnë asgjë komunës.

“Do të krijoj një inkubator biznesi i cili do t’ju ndihmoj të rinjve për të qel vendpunësime të ndryshme dhe do të kemi një fond, do ta krijoj nga komuna, për mbështetjen e këtyre nismave. Ky inkubator ka një gjasë shumë të mirë të bëhet për arsye se mund të merret një banesë e cila rinovohet dhe iu krijohet hapësira atyre njerëzve, zyra, punishte të ndryshme dhe qytetari ose i riu i cili fillon një biznes, në tri vitet e para ai nuk do të paguaj asgjë. Plus, ne do të asistojmë edhe për trajnimin e menaxhimit të tyre”, ka thënë Hyseni./Llapi.info