Kandidati i AAK- së për të parin e Podujevës, Fatmir Humolli gjatë një debati në televizionin “TV Dukagjini” ka thënë se në qeverisjen e tij me Podujevën përmes një plani për investime në bujqësi do të krijoheshin minimumi 2 mijë vende të punës, transmeton Llapi.info.

Sipas tij çdo park i cili është nën përkujdesin e komunës do të jetë me infrastrukturë të sistemit të ujitjes pikë- pikë.

“Ne do të bëjmë parqe nën përkujdesin e komunës ku secili hektarë do të jetë me infrastrukturë të duhur me sistem të ujitjes prej komunës. Në të njëjtën kohë, një hektar, në bazë të kostos që ne e kemi llogaritë,kushton diku 100 mijë euro. Me 100 mijë euro një hektar serë dhe komuna e Podujevës me 400 hektarë serë angazhimi duhet të jetë 40 milion euro prej bankave kurse, ne si komunë duhet tua heqim interesin e bankës. D.m.th të jemi pjesëmarrës duke ua heq interesin. Komuna i ka 6 milion euro buxhet për investime kapitale dhe në qoftëse kjo me krejt grupet në Kuvendin Komunal në koordinim me sistemet bankare që ka mundësi me investime prej bankave ndërkombëtare me interesa shumë më të ulëta por me tregun aktual të bankave komerciale që qoi ka Kosova, ne e kemi llogaritë që 400 hektarë kanë mundësi me u ndërtu me 2 milion euro investime të komunës. 400 hektarë krijojnë minimumi 2mijë vende të punës”, ka thënë Humolli.