Këshilltarja komunale nga radhët e PDK-së në Podujevë, Kumrie Hoti në kuvendin komunal të Podujevës ka shprehur shqetësimet e saja lidhur me shëndetësinë në këtë qytet, njofton Llapi.info.
Ani pse 92.000 euro është shuma e përgjithshme e shpenzimeve për shëndetësi (furnizim me pajisje mjekësore për nevoja te QKMF), Hoti ka thënë se nuk është vërejtur asnjë përmirësim të shërbimeve mjekësore apo futjen në funksion të ndonjë pajisje për ngritjen e shërbimeve shëndetësore.
“Në tabelën e shpenzimeve për shëndetësi theksohet emërtimi (furnizim me pajisje mjekësorepër nevoja te QKMF) dhe se sipas raportit shuma e përgjithshme e këtyre shpenzimeve është rreth 92 mije euro. Ne nuk kemi vërejtur asnjë përmirësim te shërbimeve mjekësore ose edhe asnjë pajisje te re që është futur në përdorim për ngritjen apo përmirësimin e cilësisë në ofrimin e këtyreshërbimeve”, ka thënë ajo.
Gjendja e shëndetësisë sipas Hotit është e mjerueshme duke e ditur se për një ultrazë pacientet duhet të presin me javë të tëra.
“Te gjithë e dimë se gjendja aktuale e shërbimeveshëndetësore ne Podujeve është e mjerueshme. Merreni me mend se përnjë kontrolle me ultrazë pacientët tanë duhet te presin 2-3 javë, sepse nuk përdoren si duhet të gjitha kapacitetet që janë në dispozicion të QKMF”, theksoi ajo.
Më tej ajo ka është shprehur e habitur se si ka mundësi që 92.000 euro të jenë paguar për pajisje mjekësore ndërsa për funksionalizimin e liberatorit për analiza në Kërpimeh të mos ketë të holla për servisimin e tij.
“Rasti tjetër ka të bëjë me kërkesën time të vazhdueshme për funksionalizimin e laboratorit ne Kërpimeh, dhe shprehi habi se nëse janë paguar 92 mije euro për pajisje mjekësore, e që nuk po rezulton me asnjë përmirësim të shërbimeve e as me ndonjë shërbim të ri të ofruar për qytetarë,atëherë si ka mundësi te mos kemi te holla për servisimin e vetëm një pajisje për analiza e cila nuk ështëfunksionale tash e sa kohë”, ka thënë ajo.
Në kuvendin komunal të Podujevës të mbajtur dje, Hoti ka propozuar formimin e një komision për të bërë një vizite inspektuese në QKMF ku do të mund te shihet dhe vlerësohet gjendja faktike./Llapi.info/




